POGRADECI sot testi i radhës miqësor/ Ndaj Korabit në orën 18:00
- Korca Boom
- 23 hours ago
- 1 min read
Jemi më pak se një muaj larg nisjes së kampionatit dhe skuadrat po intensifikojnë përgatitjet për sezonin e ri.
Stërvitjet janë bërë më të forta dhe gjithashtu kanë nisur edhe testet miqësore për të vlerësuar gjendjen e ekipeve. Sot, Pogradeci dhe Korabi do të përballen në një ndeshje miqësore që do të zhvillohet në stadiumin e Pogradecit në orën 18:00.
Kjo sfidë është një mundësi e mirë për trajnerët që të testojnë formacionet, të shohin gjendjen fizike dhe teknike të lojtarëve dhe të vëzhgojnë cilësinë e lojës së skuadrave të tyre. Siç është bërë e ditur tashmë, Kategoria e Parë do të nisë më 23 gusht.
Në javën e parë, Pogradeci do të luajë në shtëpi përballë Lushnjës, ndërsa Korabi do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Luftëtarin. Të dyja ekipet kërkojnë të jenë sa më gati për sfidat që i presin.
“KORÇA BOOM”
