top of page

Pogradeci synon një tjetër sezon “BIG” – pesë përforcime cilësore në horizont

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Skuadra e Pogradecit e ka marrë seriozisht përgatitjen për sezonin e ri, pas një paraqitjeje të shkëlqyer që e riktheu fuqishëm në skenën e futbollit shqiptar. Burime për "Korça Boom" bëjnë të ditur se drejtuesit janë duke punuar intensivisht për të ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm.


Konfirmimi i parë ka ardhur nga pankina, trajneri Ardian Mema do të vijojë të drejtojë ekipin edhe në sezonin e ri, një vendim që tregon besimin e klubit në vizionin dhe punën e tij. Në të njëjtën kohë, pjesa më e madhe e lojtarëve që përfunduan sezonin e kaluar do të qëndrojnë në skuadër, duke garantuar vazhdimësinë dhe stabilitetin në grup.


Por pjesa më interesante vjen te afrimet. Edhe pse emrat nuk janë bërë ende publikë, “Korça Boom” ka mësuar se pesë lojtarë cilësorë pritet t’i bashkohen ekipit: tre prej tyre nga Superliga shqiptare, dhe dy të tjerë janë të huaj. Negociatat kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe zyrtarizimi pritet shumë shpejt.


Pogradeci duket se po e ndërton me kujdes projektin e tij për sezonin e ri – me synime të qarta dhe objektiva ambiciozë.



“KORÇA BOOM” 



bottom of page