top of page

“Polemika që nuk mbarojnë kurrë”, Klajdi Kola “ngre alarmin” për arbitrat: Te Skënderbeu-Tirana gaboi edhe VAR-i

57 minutes ago
1 min read

Specialisti i moviolës në emisionin “Super Gol” në RTSH, Klajdi Kola ka analizuar 3 ndeshjet e Superiores për javën e 4-të, duke dhënë edhe deklarat të fortë në lidhje me arbitrimin:


Teuta - Vora


“Polemika që nuk mbarojnë kurrë këtë sezon të ri në Superiore. Ndërhyrja e Fangaj? Duket qartë që nuk ka kontakt. Duhej që lojtari i Vorës të ndëshkohej me karton të verdhë për stimulim.


Te penalltia e Teutës? Nuk ka penallti. Nuk kishte prekje me dorë në zonë. Të gjitha pamjet tregojnë se s’ka penallti.


Pra, nuk ka prekje me dorë. Duhet të ndërhynte sistemi VAR. Ikja e dritave ndikoi. Goditja e penalltisë te Teuta ishte korrekte, pavarësisht protestave.


Partizani – Dinamo


“Goli i 3-të i Dinamos, ishte i saktë, pozicion i rregullt. Rrëzimi i Aliut, nuk kemi të bëjmë me faull, pavarësisht në pozicion të vështirë. Prentendimi i Partizanit për gol, topi nuk e kaloi vijën. Minuta e 74-të, dukshëm pozicon jashtë lojë për ekipin e Partizanit”.


Skënderbeu – Tirana


“Minuta e 3-të, gjyqtari Koçi gaboi. Pamje e qartë. Nuk është për karton të verdhë. Minuta e 49-të, nuk kemi të bëjmë me penallti.


Minuta e 80-të, vendimi i gabuar nga sistemi VAR dhe arbitri Koçi, karton i verdhë, por jo i kuq. Në këtë rast, arbitri duhet t’i qëndronte vendimit të tij”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page