POLICIA/ 1 arrestim në Kamenicë dhe 1 procedim penal për adoleshentin 18-vjeçar
- Korca Boom
- 15 hours ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 38 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. D., 18 vjeç, banues në fshatin Pleshisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















