top of page

POLICIA/ 54-vjeçari nga Mborja procedohet nga policia. Në Korçë 32-vjeçarit i gjenden në market mallra kontrabandë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 20 minutes ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. C., 54 vjeç, banues në fshatin Mborje, pasi në lagjen nr. 3, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi M. Z., 44 vjeç. Si pasojë e përplasjes u dëmtua lehtë 44-vjeçari.


Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në marketin që administronte, u gjetën dhe u sekuestruan produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page