POLICIA/ Arrestim në Klocë. Procedim penal në Korçë, Devoll, Pogradec dhe Maliq. Ja ngjarjet e fundit…
- Korca Boom
- Jul 23
- 2 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Klocë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
A. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë;
A. B., 23 vjeç, banues në Zvicër, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 23-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. P., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje; dhe për 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
H. R., 62 vjeçe dhe Q. R., 64 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pasi dyshohet se kanë kanosur një 36-vjeçar, për motive të dobëta;
F. L., 53 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
A. H., 42 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 50-vjeçar. Nga kontrolli në banesën e 42-vjeçarit nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kontroll në automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. K., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, nga pakujdesia, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve eshtë djegur një sipërfaqe toke rreth 2 ha me bimësi. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale "Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë financiare" dhe "Fshehja e të ardhurave".
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















