top of page

POLICIA/ Arrestohen dy shtetas në Maliq. Ngjarje në Korçë dhe Klocë. Ja komunikata e policisë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 20 vjeç dhe një 15-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur një pajisje elektrike, në banesën e një 87-vjeçari. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 4 ditë më parë, kanë vjedhur vegla pune dhe sende shtëpiake, në banesën e shtetasit N. B., në Maliq.


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, si pasojë e të cilit u dëmtua një 65-vjeçare, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ravoik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. C., 21 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi në fshatin Klocë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 68-vjeçare.


Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page