POLICIA/ Dhunë në Polenë, arrestohen dy të rinj. Procedime në Bulgarec
- Korca Boom
- Aug 15, 2025
- 1 min read
Policia e shtetit informon se u arrestuan shtetasit V. F., 24 vjeç dhe Th. V., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Polenë.
Si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Th. V., 32 vjeç, banues në fshatin Polenë, A. Xh., 23 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe J. O., 24 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Policia sqaroi se këto veprime janë ndërmarë pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dhunuar një 26-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
“KORÇA BOOM”



















