POLICIA/ Ngjarje në Voskopojë dhe në lagjen 17-në Korçë. Ja njoftimi i bluve!
- Korca Boom
- Dec 27, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., 41 vjeç, banues në Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, i ka shkuar në banesë dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-V. O., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.17, Korçë, me automjetin e tij dyshohet se ka kryer manovra të rrezikshme dhe ka prishur qetësinë publike. Gjithashtu 21-vjeçari është ndëshkuar edhe administrativisht nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 36 vjeç, banues në fshatin Velçan, Pogradec, pasi u kap duke transportuar me një mjet tip kamion një sasi me lëndë drusore, pa lejen përkatëse. Sasia e lëndës drusore, së bashku me automjetin u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















