POLICIA/ Në Bilisht vëllezërit rrihen me njëri-tjetrin. 39-vjeçari në Miras dhunon nënën dhe bashkëshorten!
- Korca Boom
- Nov 13, 2025
- 1 min read
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. K., 37 vjeç, dhe L. K., 40 vjeç, banues në Bilisht (vëllezër), pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit;
-D. M., 39 vjeç, banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe nënës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















