top of page

POLICIA/ Në Vloçisht 41-vjeçari dhunë ndaj kunatës. Ngjarje edhe në Shqitas dhe në Pëndavinj

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 8, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-V. Ç., 41 vjeçe, banuese në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj;


-G. O., 36 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur me fjalë disa punonjës të bashkisë.


Specialistët për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Q., 35 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, pasi posedonte një trajler të vjedhur në Greqi, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page