top of page

POLICIA/ Në Vreshtas 45-vjeçari dhunon bashkëshorten. Ngjarje të shumta në Korçë. Ja çfarë ka ndodhur!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 2 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:


D. Z., 45 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;


Sh. B., 58 vjeç, banues në fshatin Kakaç; si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. F., 71 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi këta shtetas dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit dyshohet se 58-vjeçari ka goditur me mjet të fortë në kokë 71-vjeçarin, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 71-vjeçari ka goditur shtetasin Sh. B., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Barçanj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.


Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).


Më datën 24.10.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasi Gj. Th., 64 vjeç, banues në Korçë, se i kanë dëmtuar xhamat e derës së banesës së tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page