top of page

POLICIA/ Sherr masiv mes adoleshentësh në Korçë. Arrestohet 1 shofer i dehur dhe procedime penale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:


-A. H., 53 vjeç, banues në fshatin Leshnjë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Leshnjë, me një armë gjahu që e mbante pa lejen përkatëse;


-J. L., 37 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në biznesin që ajo administron, u konstatuan punonjës të paregjistruar në organet përkatëse;


-B. D., 26 vjeç, A. K., 25 vjeç dhe D. N., 26 vjeç, banues në Tiranë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se 36-vjeçari i ka vjedhur një shumë lekësh, nga çanta, shtetasit D. N., në ambientet e një lokali, ndërsa shtetasi D. N. dhe dy shtetasit e tjerë kanë shkuar më pas, në banesën e 36-vjeçarit, dhe kanë kanosur babanë e tij. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. D. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;


-për 10 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç, pasi janë konfliktuar me tre 14-vjeçarë, për motive të dobëta.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page