POLICIA/ Vjedhje parash në Kamenicë. Procedime në Korçë dhe Pogradec
- Korca Boom
- Sep 30, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. E., 19 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, pasi ka thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, një 15-vjeçar, duke lëvizur me monopatinë elektrike, bashkë me një 13-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është dëmtuar lehtë 13-vjeçari.
Dje, ka kallëzuar shtetasi A. S., 50 vjeç, se ka konstatuar mungesën e një shume parash në banesën e tij, në fshatin Kamenicë, ku nuk banon prej 1 viti.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















