top of page

POLICIA/ Arrestime në Korçë. Ngjarje në Korçë, Maliq, Sovjan, Pëndavinj. Ja çfarë ka ndodhur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 23, 2025
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.


Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. A., 30 vjeç banues në fshatin Vloçisht dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, automjetet që drejtonin janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar lehtë 30-vjeçari.


Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Maliq-Pogradec”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. J., 42 vjeç, banues në Korçë.


Në lidhje me njoftimin e dhënë më datë 08.10.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit I. Q.,35 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, si i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, bëjmë me dije se shtetasi I. Q. u kap dhe nisi procedimi penal për të.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen M. M., 42 vjeç, banuese në fshatin Libonik, pasi ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Ajo po merr mjekim në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën


-Më datën 22.10.2025, në magazinën e shtetasit P. B., 58 vjeç, në fshatin Sovjan, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page