top of page

POLICIA/ Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim, njëri 43-vjeç dhe tjetri 60-vjeçar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Finalizohet operacioni i koduar “Catch 2”, në vijim të punës operative dhe kontrolleve, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.


Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim:


njëri, i dënuar me burgim, për futje të sendeve të ndaluara, në IEVP;

tjetri, i dënuar me burgim, për mashtrim.


Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë kësaj faze të operacionit “Catch” që ka si objektiv lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve të kërkuar, kapën 2 shtetas të dënuar me burgim. Konkretisht:


-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 vunë në pranga shtetasin M. K., 43 vjeç, të dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 1 vit e gjysmë burgim, për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimit me burgim”. 43-vjeçari iu dorëzua DVP Durrës, për veprime të metejshme;


-shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, vunë në pranga shtetasin A. B., 60 vjeç, të dënuar me rreth 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page