top of page

POLICIA/ Dy të arrestuar për fajde, sulmuan babë e bir

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 1 min read

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Threat”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Elbasan dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.


Si rezultat i aksionit u arrestuan në flagrancë dy shtetas të rinj, të dyshuar për dhënie parash me fajde dhe ushtrim dhune ndaj dy personave.


Të arrestuarit, P. G., 21 vjeç, dhe D. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, rezultojnë me precedent penal në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje dhe krimeve kundër personit. Sipas hetimeve, gjatë dy muajve të fundit, ata kanë dhunuar fizikisht dhe kanë kanosur dy shtetas, babë e bir, me qëllim që t’i detyronin të kthenin shumën e parave të marra me fajde.


Gjatë operacionit u sekuestruan një automjet dhe tre telefona celularë që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e paligjshme. Autoritetet vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme të dhënies së parave me fajde nga të dy të arrestuarit.


Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page