POLICIA e Korçës “terror” në rrugë/ 112 gjoba në 24 orë
- Korca Boom
- Nov 13, 2025
- 1 min read
Policia Rrugore e Korçës, e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e sigurisë rrugore.
Akset monitorohen pandërprerë, me pajisje të logjistikës bashkëkohore, të loguara dhe të paloguara, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe evidentimin e shkeljeve që janë burim aksidenti apo që bëhen pengesë për qarkullimin.
Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i këtyre masave, janë ndëshkuar administrativisht 112 drejtues mjetesh, konkretisht:
* 13 për parakalime të gabuara;
* 14 për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
* 16 për mosvënie të rripit të sigurimit;
* 17 për parkime të gabuara;
* 7 për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
* 3 për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike;
* 2 për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
* 40 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin, në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
“KORÇA BOOM”



















