POLICIA: Kontrabanda e druve bëhet “ves”. 46-vjeçarit i sekuestrojnë drutë dhe kamionin
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Korçë / Konstatohet dhe goditet 1 tjetër rast i prerjes së kundërligjshme të pyjeve.
Transportonte me kamion, dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme, procedohet penalisht 1 shtetas.
Sekuestrohen 16 m³ lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës dhe kamioni që shërbente për t’i transportuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë patrullimeve të intensifikuara me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, konstatuan 1 tjetër rast të prerjes së kundërligjshme të pyjeve.
Si rezultat u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. P., 46 vjeç, banues në fshatin Shtyllë, Korçë, i cili u kap në fshatin Gjergjevicë, duke transportuar me automjetin kamion tip "Benz", 16 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Sasia e druve dhe automjeti, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
