top of page

Sherri në lokalin e Maliqit, zbardhen detajet e forta dhe roli i dy personave

3 minutes ago
1 min read

Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e plagosjes së 30-vjeçarit Anxhelo Brisku, i cili mbeti i dëmtuar me mjet prerës pas një konflikti të ndodhur në një lokal në fshatin Zvezdë të Maliqit.


Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka nisur pasi 30-vjeçari Anxhelo Brisku ka hyrë në lokal duke u prezantuar si punonjës policie. Më pas, ai dyshohet se ka goditur me sende të forta 35-vjeçarin me inicialet I.M.


Ky i fundit ka reaguar duke e goditur Briskun me një mjet të mprehtë, duke e lënë të plagosur.


Pas ngjarjes, 35-vjeçari I.M. është shoqëruar në komisariat, ndërsa dyshohet se është autor i plagosjes.


Ndërkohë, Policia ka shpallur në kërkim edhe 30-vjeçarin Anxhelo Brisku, pasi dyshohet se ka dhënë deklarim të rremë lidhur me ngjarjen dhe vendin ku ajo ka ndodhur.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page