top of page

POLICIA/ Procedohet 54-vjeçari, gjuan me armë gjahu dhe e gjen belaja me policinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Radokal i Sipërm, Pogradec, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”. Ky shtetas, dje, në fshatin ku banon, ka gjuajtur shpendë, me armë gjahu të cilën e posedonte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page