top of page

Moment paniku, kamioni humb kontrollin pranë autostradës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier–Kallm, pranë mbikalimit të autostradës, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.


Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e kamionit për shkaqe ende të paqarta, duke bërë që mjeti të dalë nga karrexhata.

Fatmirësisht, shoferi dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë arritur të dalin nga mjeti pa pasoja të rënda për jetën, duke pësuar vetëm dëmtime të lehta.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, autoambulanca, policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer ndërhyrjen e nevojshme dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

"KORCA BOOM"


bottom of page