top of page

Tentoi të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, 35-vjeçari në reanimacion

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Është transferuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë kalimtari që mbeti i plagosur tre ditë më parë, gjatë një përleshjeje mes një babai dhe vajzës së tij. Sipas familjarëve, 35-vjeçari Onard Memlika ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është i shtruar në reanimacion.


I riu mbeti i plagosur pasi ndërhyri për të ndalur konfliktin mes 56-vjeçarit Mikel Ndoj dhe vajzës së tij 24-vjeçare, e cila gjithashtu u lëndua. Memlika ishte vetëm një kalimtar i rastësishëm që tentoi të shuante sherrin, por fatkeqësisht u bë vetë viktimë e dhunës.


Në njoftimin zyrtar të policisë së Durrësit, të dhënë ditën e hënë, bëhej e ditur se të dy të plagosurit ndodheshin në spitalin rajonal dhe ishin jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, me kalimin e ditëve, gjendja shëndetësore e 35-vjeçarit është përkeqësuar, duke bërë të nevojshëm transferimin e tij në Tiranë.


Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORCA BOOM"


bottom of page