SHBA paralajmëron qytetarët shqiptarë: Kujdes me afatin e vizës, rrezikoni deportim
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim të qartë dhe të prerë për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë të përkohshme. Ajo kërkon respektimin strikt të afatit të qëndrimit të lejuar në territorin amerikan, sipas dokumentit zyrtar të hyrjes (I-94).
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej ‘Datës së pranimit deri më…’ mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Ambasadës.
Sipas autoriteteve amerikane, çdo qëndrim i tejzgjatur përtej afatit të përcaktuar ligjërisht, përbën shkelje të drejtpërdrejtë të rregullave të emigracionit dhe ndikon negativisht në çdo përpjekje të ardhshme për të hyrë në SHBA, qoftë për punë, studime apo udhëtim.
Ndërkohë, Shqipëria është futur zyrtarisht në listën e 75 vendeve për të cilat janë pezulluar përkohësisht vizat emigruese, si pjesë e një rishikimi të gjerë të politikave të emigracionit të përhershëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo nuk prek vizat turistike apo studentore, por është një sinjal alarmi për mënyrën si po menaxhohet emigracioni nga Shqipëria drejt SHBA./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















