top of page

FSHF publikon listën për zgjedhje, Duka “zyrtarizohet” përsëri president. Në garë Blendi Fevziu dhe ikona e Kombëtares

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2h
  • 1 min read

FSHF ka bërë të ditur se është miratuar lista përfundimtare e kandidatëve për president të FSHF dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të cilët duhet të zgjidhen në Asamblenë e Zakonshme Zgjedhore më 16 shkurt të këtij viti.


Dhe ashtu siç pritej, me propozimin e 33 anëtarëve dhe pa asnjë kundërshtar në garë, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është kandidati i vetëm për këtë post drejtues, që e bën konfirmimin e tij për një tjetër mandat fakt të kryer pa pritur mbledhjen e përfaqësuesve të futbollit shqiptar.


Ndërkohë, në garën për Komitet Ekzekutiv të FSHF-së, janë në listë 13 emra për 10 vende.


Edhe aty, Anila Basha dihet që tani se është fituese, pasi është e vetmja femër në garë dhe si rrjedhojë e ka automatikisht të sigurt praninë, sipas statutit të FSHF. Ndërkohë, në risitë mes kandidatëve është prania e ish-presidenti të Teutës, Edmond Hasanbelli, si dhe ikonës të Kombëtares shqiptare, Geri Çipi.


Gjithashtu në garë janë edhe emra të tjerë të njohur, si Armando Cungu e Erind Resuli, dy nga emrat më të besuar të FSHF në këto vite pasi kanë mbajtur poste në drejtimet e ekipeve të moshave apo të futsallës.


Lista e 13 kandidatëve për 10 vende në Komitetin Ekzekutiv:


Abdyl Kuriu (rikandidon)

Anila Basha (rikandidon)

Arben Dervishaj (rikandidon)

Armando Cungu

Blendi Fevziu

Edmond Hasanbelli

Envi Hicka (rikandidon)

Erind Resuli

Ervin Canollari (rikandidon)

Geri Çipi

Gjergji Petro (rikandidon)

Lutfi Nuriu (rikandidon)

Pano Xhixho (rikandidon)

“KORÇA BOOM”


bottom of page