Devolli – Delvina ndryshon datë, ja kur do të luhet ndeshja
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një ndryshim i papritur ka ndodhur edhe për ndeshjen Devolli – Delvina. Takimi nuk do të zhvillohet ditën e diel, ashtu siç ishte programuar fillimisht, por do të luhet ditën e premte, në orën 13:00.
Nga sa mësohet, vendimi për afrimin e ndeshjes është marrë për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike që pritet të përfshijnë zonën gjatë fundjavës. Sipas parashikimeve, në juglindje priten reshje bore, çka mund të sillte vështirësi serioze, deri edhe në shtyrjen e takimit.
Për të shmangur këto probleme dhe për të mos dëmtuar interesat e ekipeve, është gjetur kjo zgjidhje, duke e zhvendosur ndeshjen në një ditë më të hershme.
"KORCA BOOM"



















