SA E DHIMBSHME/ Lamtumirë infermieres së spitalit rajonal të Korçës, 27-vjeçares, Laura Avdolli
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Trishtim në Korçë, ndahet nga jeta 27 vjeçarja Laura Avdolli!
Pasi luftoi me sëmundjen për më shumë se një vit, infermierja e Spitalit Rajonal të Korçës, një nga studentet me të mira të infermierisë, 27 vjeçarja Laura Avdolli ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Për me shume se një vit, Avdolli vuante nga karcinomë hepatike me metastaza pulmonare ndërsa pati një ndërgjegjësim të gjerë nga qytetarët për gjetjen e fondeve për operimin e saj, por pavarësisht kësaj, Laura nuk ka mundur të mposhtë sëmundjen dhe sot ka mbyllur sytë.
Ngushëllime familjes nga stafi i portalit tonë!
“KORÇA BOOM”



















