Higjiena në urgjencën e spitalit të Korçës në gjendje alarmante!
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Higjiena në urgjencën e spitalit të Korçës paraqitet në gjendje alarmante. Pacientët që paraqiten me temperaturë të lartë si pasojë e virozave sezonale, përveç gjendjes së rënduar shëndetësore, detyrohen të përballen edhe me kushte të theksuara papastërtie.
Në ambientet e urgjencës vërehen shenja të qarta të papastruara, përfshirë mbetje të të vjellave nga pacientë të mëparshëm, çka përbën rrezik serioz për përhapjen e infeksioneve.
Pacientët që shkojnë për të marrë serum apo trajtim mjekësor, në vend që të ndihen të sigurt, përballen me frikën se mund të infektohen edhe më tej, duke shtuar rrezikun për komplikacione të tjera shëndetësore./ Vna
“KORÇA BOOM”




















