Pas tre ditësh bllokade, zhbllokohet pika kufitare e Qafë Thanës
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Pas tre ditësh bllokade, pika kufitare e Qafë Thanës është zhbllokuar, ndërsa Komisioni Evropian ka njoftuar se do të lëshojë viza për transportuesit maqedonas. Lajmin e bëri të ditur ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, përmes një postimi në Facebook.
“Pikërisht tani mora LAJME SHUMË TË MIRA nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si PROFESIONISTË. Kjo është ajo që kërkuam. Pas protestave dhe ofensivës së fortë të periudhës së kaluar, Brukseli do të sjellë një Strategji të re për viza, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin u përballën shoferët profesionistë,” shkroi Nikolloski.
Transportuesit, nga ana e tyre, e konsiderojnë propozimin e Komisionit Evropian një regjim të vjetër, që mund të sjellë kosto shtesë, por pranojnë zgjidhjen nëse nuk ka alternativa të tjera.
Përveç Qafë Thanës, zhbllokimi i pikave të tjera kufitare pritet të ndodhë gjithashtu gjatë mbrëmjes./ Euronews
“KORÇA BOOM”



















