top of page

Dyshoi për tradhti dhe kreu aktin ekstrem ndaj bashkëshortit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 minutes ago
  • 1 min read

Një ngjarje tronditëse dhe jashtë çdo norme ka shokuar Korenë e Jugut, ku xhelozia ka degjeneruar në një akt dhune të paprecedentë brenda një çifti bashkëshortor.

Një grua 58-vjeçare, e pushtuar nga dyshimet për tradhti, ka sulmuar bashkëshortin e saj 50-vjeçar. Sipas dosjes hetimore, burri ishte nën efektin e alkoolit dhe ishte gjetur duke fjetur në një lokal, moment që duket se ka nxitur reagimin ekstrem të gruas.


Ajo ka përdorur një mjet të mprehtë për ta dëmtuar rëndë bashkëshortin dhe më pas ka hedhur pjesën e prerë në tualet, duke pamundësuar çdo mundësi për ndërhyrje mjekësore rikthyese, fakt që është konfirmuar edhe gjatë procesit gjyqësor.


Viktima është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autorja është arrestuar dhe përballet me akuza të rënda penale. Autoritetet koreano-jugore e kanë cilësuar ngjarjen si një nga rastet më ekstreme të dhunës në familje të viteve të fundit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet që çuan në këtë akt brutal.

"KORCA BOOM"


bottom of page