POLICIA/ Sherr në Pogradec mes dy të rinjve. Goditet një 46-vjeçar me sende të forta
- Aug 26, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit: R. Sh., 27 vjeç, dhe M. Sh., 31 vjeç, banues në Pogradec,
pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta, me 2 shtetas;
M. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Stropckë, pasi për motive të dobëta ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me send të fortë, një 46-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















