POLICIA/ Vjedhje në supermarket, arrestohen dy të rinj në Korçë, procedohet një i tretë
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan me iniciativë shtetasit M. H., 20 vjeç, dhe një 17-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. K., 18 vjeç, të tre banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë lekësh nga minimarketi i një 64-vjeçari. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 40 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë uji në biznesin e një 62-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
