top of page

Polonia paralajmëron. Shqipëria ka treguar se nuk dorëzohet!

  • Mar 25
  • 2 min read

Trajneri i Polonisë foli përballë medias një ditë para sfidës vendimtare ndaj Shqipërisë, duke e cilësuar ndeshjen si një nga më të rëndësishmet në karrierën e tij:


“Ata fituan një ndeshje jashtë fushe në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës dhe gjithashtu triumfuan në një duel të rëndësishëm jashtë ndaj Serbisë. Sipas mendimit tim, ata u paraqitën brilant në Kampionatin Europian: u mundën 1-0 nga Spanja, 2-1 nga Italia dhe barazuan 2-2 me Kroacinë. Kjo tregon se kemi përballë një skuadër të aftë për të shkaktuar surpriza. Uroj që të mos jetë nesër”, tha ai.



Ai e përshkroi sfidën kundër Shqipërisë si një test të vështirë: “Kjo është ndeshja më e rëndësishme e jetës time. Pres një përballje të hapur. Shqipëria është e fokusuar në aspektin mbrojtës, por ata e dinë që gjithçka përfundon në këtë duel. Në çdo ndeshje të mëparshme, ata na kanë krijuar probleme, dhe kjo tregon forcën e organizimit të tyre.


Formacioni është shumë stabël, trajneri punon me ta prej tre vitesh, dhe ata shfrytëzojnë maksimalisht pikat e tyre të forta.”


Ai shtoi se skenari i ndeshjes mund të jetë i paparashikueshëm: “Do të dëshiroja të kontrollonim lojën, por nuk e dimë se si do të veprojë ekipi shqiptar. Ne do të mundohemi të luajmë në mënyrë që t’i bëjmë ata të reagojnë si ne duam. A do ia dalim? Këtë do ta shohim vetëm nesër.”


Ndërsa trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli për përgatitjet e fundit: “Portieri për nesër është zgjedhur, dhe shpresoj që stërvitja e sotme të mos më bëjë të ndryshoj mendje. Për dëmtimet, nëse asgjë nuk ndodh sot, të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për sfidën historike.”

“KORÇA BOOM”


bottom of page