Prefekti Nertil Jole njofton mbi zjarrin në Parkun Kombëtar të Prespës!
- Jul 26, 2025
- 1 min read
Nga stacioni i pikës kufitare Pustec, rreth orës 15:30 shërbimet e patrullës së SPK Pustec në afërsi të fshatit Lajthizë kanë konstatuar një vatër zjarri, e cila për shkak të erës pati tendencë përhapëse në kurorën e gjelbër të parkut.
Në vendngjarje që pas njoftimit janë rreth forca, nga shërbimi zjarrfikës i bashkisë Pustec, punonjës të shërbimeve publike dhe stafi i agjencisë rajonale të zonave të mbrojtura dhe patrulla e policisë e SPK Pustec, të cilat po punojnë për neutralizimin e sipërfaqes të prekur nga zjarri.
Në mbështetje të ndërhyrjes është edhe 1 mjet zjarrëfikës me tre efektivë nga bashkia Pogradec.
Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Pustec Pali Kolefski dhe Drejtorin Rajonal të Zonave të Mbrojtura Gjergji Koki, jemi duke organizuar punën për ndërhyrje me forca të shtuara, me mbështetje edhe nga ushtria, për të bërë përpjekje maksimale për ta izoluar dhe neutralizuar përhapjen e zjarrit në kurorën e gjelbër të Parkut Kombëtar të Prespës.
“KORÇA BOOM”


















