Prishet ura e Prodanit në Kolonjë, aksi Boboshticë-Dardhë pëson dëmtime
- Korca Boom
- 11 hours ago
- 2 min read
Për shkak të motit të keq, disa akse rrugore dhe ura në qarkun e Korçës dhe Kolonjës janë dëmtuar, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe rrezik për banorët.
Bashkia Kolonjë
Si pasojë e prishjes së urës së Prodanit, rritjes së nivelit të ujit dhe prezencës së inerteve, rrezikohet lidhja midis fshatrave Gjonc – Prodan, si dhe aksi nacional Ersekë–Leskovik, duke prekur zonat Tac dhe Ersekë.
Në Borovë, rruga nacionale ka pësuar çedim në një pike te segmentit po punohet nga subjekti kontraktor për hapjen e një korsie shtesë. Qarkullimi kryhet me një korsi.
Rezervuari Kabashit rezervuarit Leskovik (Shelegur) dhe rezervuari Helmes janë hapur ujëlëshuesit fundorë, është ndërprerë furnizimi nga proi i Bezhanit. Situata është nën kontroll.
Bashkia Korçë
Në km 7 të aksit Korçë–Voskopojë kanë filluar reshje bore po kryhet pastrim dhe kriposje. Qarkullimi vijon normal.
Në aksin Boboshticë–Dardhë ka çedim të rrugës dhe po vijohet qarkullimi me nje korsi.Aktualisht, në aksin Boboshticë–Dardhë ka reshje dëbore me intensitet mesatar, qarkullimi lejohet vetëm me goma dimërore.
Në Lagjen nr. 5, Shëtitorja “Fan Noli”, rreth orës 16:50, është rrëzuar një mur rrethues i një ndërtese të rrënuar dhe të pabanuar. Nuk ka dëme në njerëz apo mjete.
Bashkia Pogradec
Në aksin Qafë Plloçë – Qukës, në vendin e quajtur Ura e Golikut, ka shkarje masivi dherash/inertesh në shtratin e rrugës po vijon pastrimi nga subjekti ndertues.
Në dalje të fshatit Udenisht, drejt Pogradecit, ka prezencë uji në rrugën nacionale. Po merren masa për pastrimin dhe po vlerësohet ndërhyrja në tobinot në pjesën e sipërme.
Janë evakuuar 1 familje në fshatin Çërravë, 3 familje në fshatin Dardhas si pasoje e shkarjeve te dherit dhe 1 familje në fshatin Verdovë, si pasojë e gryerjes se bazamentit nga prurjet e lumit te Verdovës, familjet do trajtohen me bonus qeraje nga ana e bashkisë.
Në fshatin Çezmë, Njësia Administrative Trebinjë, ka shkarje dherash për momentin nuk rrezikohen banesa dhe situata po monitorohet.
Bashkia Maliq
Si pasojë e reshjeve dhe rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje serioze e argjinaturës pranë trupit të rrugës, në afërsi të urës në vendin e quajtur “Miniera e Selcës”, Njësia Administrative Gorë.
gjithashtu prej rritjes së prurjeve të Lumit të Mesmalit, është konstatuar gërryerje e argjinaturës pranë rrugës në afërsi të Urës së Selcës Nj.Adm Gore.
Në rrugën Kakaç – Vërçun vijon puna për pastrimin e masivit të dherave nga shtrati i rrugës.
Bashkia Pustec
MZSH Pustec ka përfunduar ndërhyrjen për largimin e ujit nga një banesë në fshatin Pustec.
Bashkia Devoll
Situata paraqitet e qete nuk ka problematika te raportuar uji nga rruget ne fshatin Proger eshte terhequr, vijohet nga Dr e Ujitjes kullimit puna per mbylljen e carjes ne argjinatura e lumit Oshtice.
Nga inspektimi ne terren akset rrugore ne teritorin e bashkise Devoll rezultojne te hapura.
ARRSH Drejtoria Qëndër-Lindje raporton: Reshje dëbore në zonat Dardhë, Voskopojë dhe Zemblak, me ndikim në qarkullimin rrugor. Rrëshqitje rruge në aksin Barmash – Ersekë.
Dalje e përroit nga shtrati në zonën Udenisht – Pogradec. Situata po ndiqet dhe po ndërhyhet nga subjektet e mirëmbajtjes, të cilat janë në terren për normalizimin e gjendjes dhe garantimin e qarkullimit.
Nga OSHEE vijohet puna ne teren me grupet operative per rregullimin e defekteve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike për te gjithe konsumatorët.
“KORÇA BOOM”



















