Procedim penal nr. 95/2025, SPAK nis hetimet ndaj Ballukut dhe Klosit
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka bërë me dije se ka regjistruar një procedim penal ndaj Belinda Ballukut, aktualisht e pezulluar nga detyra dhe Ceno Klosit, ish-kreu të Tatimeve dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Sipas njoftimit, kallëzimi penal është depozituar nga Adriana Kalaja. Më tej, SPAK sqaron se materiali shtesë të kallëzimit, i protokolluar me datë 16 shtator 2025, është administruar brenda procedimit penal me numër 95, vitin 2025.
“Ky procedim penal është aktualisht në fazën e hetimeve paraprake,” deklaron SPAK.
Në kushtet e një hetimi në zhvillim, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për natyrën e akuzave apo për përfshirjen e personave të tjerë në këtë procedim.
"KORCA BOOM"



















