top of page

Prokuroria e Elbasanit: Arani nën hetim për thyerje mase sigurie dhe dyshime për implikim në vrasje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 13 hours ago
  • 1 min read

Sipas burimeve hetimore, personi i paraqitur në foto, Marselo Arani, dyshohet të jetë një nga autorët e atentatit ndaj biznesmenit Mondi Mëhalla. Autoritetet raportojnë se Arani ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe dyshohet se ka dalë për të kryer krimin.


Arani ishte arrestuar më herët nën akuzën për pastrim parash, ndërsa në qershor Prokuroria e Elbasanit sekuestroi 14 pasuri në pronësi të tij. Po ashtu, ai rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë në Itali për shfrytëzim prostitucioni, vepër për të cilën autoritetet italiane kanë provuar kryerjen e aktivitetit kriminal në territorin e tyre.


Ndërkohë, si autor i dytë i dyshuar është identifikuar Armando Kola. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe ndalimin e tyre.

Deri tani, në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Xhino Ago, ish-ortaku i Mëhallës në biznes, si dhe Kujtim Pisha, roja i karburantit në pronësi të biznesmenit, në ambientet e të cilit ndodhi ekzekutimi.

Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së ngjarjes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page