top of page

Protesta e PD, “blindohet” Kryeministria

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Ndërtesa e Kryeministrisë është blinduar që prej pasdites së djeshme me veshje metalike, parapërgatitje këto për protestën kombëtare të thirrur ditën e sotme nga Partia Demokratike.


Kjo protestë, e cilësuar nga demokratët si “madhështore” do të nisë në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.


Qëllimi i këtij tubimi është rrëzimi i qeverisë së Edi Ramës. Ndërkohë ende nuk dihet nëse Berisha apo të tjerë do të mbajnë fjalë përpara qytetarëve apo se cili është organizimi.


Sipas kryedemokratit Sali Berisha kjo protestë do të jetë pa ndalim deri në realizim të qëllimit ndërsa nuk janë mohuar dhe skenarët e tjerë deri në arritjen e grevës së urisë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page