Punon vetëm dy herë në vit dhe fiton 40 mijë euro/ Ja puna e pazakontë që po habit botën
- 5 days ago
- 1 min read
Një punë e pazakontë, por mjaft e paguar, po tërheq vëmendjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një punëtor arrin të përfitojë rreth 40 mijë euro në vit duke punuar vetëm dy herë.
Bëhet fjalë për Kevin Schmidt, i cili merret me ndërrimin e një llambë në majë të një kulle telekomunikacioni, në një lartësi prej rreth 450 metrash. Ky proces kryhet zakonisht çdo gjashtë muaj, çka do të thotë se ai paguhet rreth 20 mijë euro për çdo ndërhyrje.
Pavarësisht se detyra mund të duket e thjeshtë në dukje, ajo konsiderohet ndër më të rrezikshmet për shkak të lartësisë ekstreme dhe kushteve të vështira të punës, ku çdo gabim mund të jetë fatal.
“KORÇA BOOM”
















