top of page

Punonjësi i pastrimit sulmohet nga dy persona: mund të humbasë njërin sy

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 9, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar pranë tregut të Çoles në qytetin e Vlorës, ku një punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit është dhunuar rëndë nga dy persona ende të paidentifikuar.


Sipas burimeve zyrtare nga Spitali Rajonal i Vlorës, viktima e agresionit është 70-vjeçari Kozma Kukli, i cili u transportua me urgjencë në spital pas incidentit. Mjekët raportojnë se ai ka pësuar plagë në kokë dhe dëmtime serioze në syrin e djathtë, me rrezik të humbjes së shikimit.


Në dëshminë e dhënë në spital, Kozma Kukli ka deklaruar se ishte duke kryer detyrën kur dy persona që udhëtonin me një furgon janë afruar dhe e kanë sulmuar në mënyrë të papritur, pa asnjë konflikt paraprak apo komunikim verbal. Banorët përreth kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë njoftuar ambulancën dhe forcat e rendit.


Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe zbardhur motivet e këtij sulmi brutal. Deri tani, nuk ka ende një deklaratë zyrtare për rrethanat apo pistat e hetimit.

"KORÇA BOOM"


bottom of page