top of page

Përfundoi restaurimi ikonës “Burimi Jetëdhënës” nga Manastiri i Shën Pjetrit në Vithkuq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 26
  • 1 min read

Me përkushtim dhe kujdes të veçantë, është përmbyllur me sukses procesi i restaurimit të konës ikonike “Burimi Jetëdhënës”, pjesë e trashëgimisë së çmuar shpirtërore dhe artistike të Manastirit të Shën Pjetrit në Vithkuq.


Kjo ikonë, e njohur për vlerat e saj teologjike, historike dhe artistike, është një ndër veprat më përfaqësuese të artit kishtar të zonës së Korçës dhe më gjerë. Restaurimi i saj u krye nga specialistë të fushës, të cilët punuan me profesionalizëm për të ruajtur autenticitetin dhe bukurinë origjinale të veprës.


“Burimi Jetëdhënës” paraqet figurën e Hyjlindëses që jep bekime e jetë shpirtërore, një simbol i gjallë i besimit dhe shpresës për komunitetin lokal dhe për të gjithë vizitorët që ndjekin gjurmët e trashëgimisë sonë të përbashkët.


Kjo nismë vjen si pjesë e përpjekjeve më të gjera për ruajtjen dhe promovimin e objekteve të kultit dhe të artit bizantin në rajonin e Vithkuqit. Restaurimi i konës është një hap tjetër drejt rigjallërimit të vlerave kulturore dhe shpirtërore të kësaj zone me rëndësi të veçantë historike.



“KORÇA BOOM”


ree


bottom of page