Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD-së, pritet shpallja e rezultateve
- 57 minutes ago
- 2 min read
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Pas përmbylljes së numërimit, pritet që Partia Demokratike të publikojë rezultatin zyrtar dhe emrat e kandidatëve fitues.
Në kuadër të këtij procesi do të zgjidhen 200 anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar, një prej strukturave më të rëndësishme të partisë, e cila luan rol vendimtar në orientimin politik dhe organizativ të saj.
Këshilli i ri pritet të ketë një rol të rëndësishëm edhe në përzgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike. Kjo strukturë do të ndikojë në përcaktimin e strategjisë së opozitës dhe në përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale, përfshirë zgjedhjet e pritshme parlamentare të vitit 2027.
Një ditë më parë, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi Statutin e ri të forcës politike, duke shënuar një tjetër hap në procesin e riorganizimit të saj.
Ndryshimet në Statut:
1. Fuqizimi i Diasporës shqiptare dhe përfaqësimi real politik i saj. 15% në lista dhe në organet e partisë duhet të jenë përfaqësues nga Diaspora.
2. Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në Parti, duke e rritur përfaqësimin e tyre nga 30 % në 40%.
3. Ngritjen e Komisionit të Seleksionimit të Kandidaturave për deputet dhe kryetar bashkie, si strukturë autonome nga organet drejtuese të partisë, përpara realizimit të procesit të primareve.
4. Përmirësimi i organizimit bazë të partisë (grupseksionet dhe nëndega) dhe forcimi i Kolegjit të Kryetarëve të Grupseksioneve.
5. Forcimi i raporteve mes Degëve të Partisë dhe të zgjedhurve vendor (këshilltarëve bashkiak).
6. Njohja e një statusi të barabartë për të gjitha organizatat partnere të partisë, duke respektuar historinë e themelimit të PDSH.
7. Mbrojtja e të dhënave personale të anëtarëve të Partisë.
8. Saktësimi i rregullave të shkarkimit të kryetarëve të degëve, duke i dhënë më shumë garanci të qëndrimit në detyrë./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















