LAJMI FUNDIT/ Aksident i rëndë, përplasen dy mjete, humbin jetën 2 persona! Të plagosur një grua dhe fëmija
- Korca Boom
- Jan 2
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë, sot në 2 janar 2026 në aksin Lezhë–Shkodër. Sipas informacioneve të para, dy automjete janë përplasur në afërsi të fshatit Gocaj.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave nga mjetet e dëmtuara rëndë. Më pas, trupat janë transportuar me autoambulancë drejt morgut.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Qarkullimi shfaqet problematik përkohësisht në këtë segment rrugor, për shkak të ngjarjes së rëndë.
“KORÇA BOOM”



















