top of page

Përleshje e frikshme në shkollë, 16-vjeçari pl*gos dy nxënës me th*kë

Oct 7
1 min read

Një incident i rëndë dhune ka ndodhur në një shkollë të mesme në Stamboll, ku një konflikt mes nxënësve të së njëjtës klasë është përshkallëzuar në një sulm me thikë.


Sipas mediave turke, një nxënës 16-vjeçar dyshohet se ka plagosur me thikë dy shokë klase, përkatësisht 15 dhe 14 vjeç. Gjatë përleshjes është plagosur lehtë edhe një tjetër nxënës 14-vjeçar, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes.


Ngjarja ndodhi në një shkollë të mesme në lagjen Barbaros Hayrettin Pasha, në zonën Esenyurt. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në nisjen e konfliktit mes nxënësve.

Situata u përshkallëzua brenda pak çastesh, duke përfunduar në një përleshje fizike dhe përdorimin e thikës.


Pas njoftimit të autoriteteve, në shkollë mbërritën forcat e policisë dhe ambulancat. Tre nxënësit e plagosur morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spital për trajtim të mëtejshëm.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të incidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page