Përleshje mes taksistëve pas një zënke të çastit, të pranishmit ndërhyjnë për t’i ndarë
- Korca Boom
- 5 hours ago
- 1 min read
Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e së martës mes disa taksistëve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.
Mësohet se pas një konflikti verbal mes dy taksistëve, situata ka degjeneruar në përleshje fizike, ku palët janë goditur me grushte.
Për zgjidhjen e situatës është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë, të cilët kanë ndarë taksistët dhe kanë ndaluar konfliktin.
Më pas, duket se gjakrat janë qetësuar dhe situata është vënë nën kontroll.
"KORCA BOOM"



















