top of page

Përmbysje spektakolare për 13 minuta, Korea e Jugut i jep leksione Çekisë

  • 1 day ago
  • 1 min read

Korea e Jugut ka fituar me përmbysje përballë Republikës së Çekisë, në kuadër të sfidës së dytë të Botërorit, në Grupin A. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio Akron” në Zapopan të Meksikës, përfundoi me shifrat 2-1.


Goli i parë u shënua nga europianët, të cilët gjetën rrugën e rrjetës me anë të mbrojtësit Ladislav Krejci në minutën e 59-të. Mirëpo, koreano-jugorët gjetën forcën për të përmbysur me golin e Hwan In-Beom në minutën e 67-të dhe të Oj Hyeon-Gyu në të 80-tën.


Kështu, Korea e Jugut kap vendin e dytë në Grupin A me 3 pikë, po aq sa Meksika e cila mposhti mbrëmë Afrikën e Jugut. Këta të fundit dhe Çekia ndajnë vendin e katërt dhe të tretë me nga 0 pikë./ Newsport

“KORÇA BOOM”


bottom of page