Përmbytje të mëdha shkaktojnë dëme të konsiderueshme dhe një humbje jete
- Korca Boom
- 6 hours ago
- 1 min read
Rrugë të shkatërruara, makina të mbuluara nga balta dhe mbeturinat, dhe banesa të përmbytura kjo është panorama që lanë pas përmbytjet që përfshinë disa zona të Athinës.
Banorët u panë duke gërmuar për të nxjerrë automjetet e bllokuara dhe duke pastruar shtëpitë nga gurët, balta dhe uji. Një banor tregoi: “Erdhi si një lumë. Uji ishte rreth gjysmë metri i lartë dhe me vete solli mbeturina. I gjithë mali u shemb poshtë”.
Autoritetet lokale thanë se, pavarësisht masave mbrojtëse, uji shkaktoi shembje të rrugëve dhe dëme të mëdha materiale. Në Glyfada do të shpallet gjendje emergjence, ndërsa banorët janë thirrur të raportojnë dëmet për të kërkuar dëmshpërblim.
Bilanci është tragjik: një grua humbi jetën pasi u godit nga një makinë e marrë nga rrjedha e ujit, ndërsa një tjetër person u përmbyt nga dallgët në Peloponez. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 900 thirrje për ndihmë në Athinë.
Për shkak të kushteve të rënda atmosferike, shkollat janë mbyllur dhe linjat detare janë pezulluar. Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencës.
"KORCA BOOM"



















