Tërmet i fuqishëm 6.2 ballë i shkallës Rihter/ Ja ku ishte epiqendra!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur rajonin Kamchatka të Rusisë ditën e sotme, 22 janar, duke shkaktuar panik dhe frikë për një tsunami të mundshme.
Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 15:00 me orën lokale, në një zonë detare të ndjeshme sizmologjikisht.
Sipas të dhënave zyrtare, epiqendra e tërmetit ishte 143 km në jug të Petropavlovsk-Kamchatsky dhe 128 km në verilindje të Vilyuchinsk, me thellësi fokale 52 km.
Sizmiologët shpjeguan se goditja ishte e fuqishme, por kryesisht në det, duke zvogëluar rrezikun e dëmeve të mëdha në infrastrukturën bregdetare.
Për momentin nuk raportohet për viktima ose dëme materiale, por autoritetet dhe banorët mbeten në vigjilencë për pasgoditje të mundshme.
Agjencitë sizmologjike vazhdojnë të monitorojnë situatën dhe paralajmërojnë për kujdes, sidomos në zonat afër bregdetit.
Tërmeti vjen si pjesë e aktivitetit sizmik të zakonshëm në Shkretëtirën e Kamchatkës, një nga zonat më sizmikisht aktive të Rusisë, ku rreziku për pasgoditje dhe lëkundje të tjera mbetet i lartë.
“KORÇA BOOM”



















