Përplasje e fortë, makina rrotullohet disa herë
- Korca Boom
- Jan 1
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku dy automjete janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tip “Benz” udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip “Volkswagen” ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit. Pavarësisht përplasjes së fortë, fatmirësisht asnjë nga personat e përfshirë nuk ka pësuar dëmtime serioze dhe nuk ka pasur nevojë për trajtim spitalor, pasi lëndimet kanë qenë të lehta.
Burime nga policia bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qenë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Si pasojë e përplasjes, mjeti tip “Volkswagen” është rrotulluar disa herë, ndërsa automjeti tip “Benz” ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa qarkullimi në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve përkatëse.
"KORCA BOOM"



















