Përplasje e fortë në PS, Spiropali sfidon Ramën, kryeministri kërkon përjashtimin e saj!
Tensione dhe përplasje politike janë raportuar brenda Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku Elisa Spiropali ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj drejtimit të partisë dhe kryetarit Edi Rama.
Sipas burimeve brenda mbledhjes, ish-kryetarja e Kuvendit ka ngritur akuza për keqpërdorim të besimit të votuesve dhe të institucioneve shtetërore. Në fjalën e saj, Spiropali ka vënë në diskutim mënyrën se si po drejtohet Partia Socialiste dhe raportin e saj me pushtetin.
Kritikat e saj mësohet se kanë përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, si dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Por deklaratat e Spiropalit duket se kanë shkaktuar reagim të fortë nga kreu i socialistëve. Sipas informacioneve nga brenda Asamblesë, Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të saj, duke propozuar përjashtimin e saj nga Partia Socialiste.
Mbetet për t'u parë nëse propozimi do të marrë mbështetjen e strukturave të partisë dhe çfarë vendimi do të merret pas kësaj përplasjeje politike.
“KORÇA BOOM”
















